ShBA-ja kryen sulme në Siri
Shtetet e Bashkuara të premten goditën disa caqe në Siri që ushtria amerikane i lidhi me ISIS-in si hakmarrje për sulmin që ndodhi rishtazi kundër trupave amerikane atje, me ç’rast u vranë dy ushtarë, thanë dy zyrtarë amerikanë. Me këto sulme u vunë në shënjestër dhjetëra caqe që ushtria amerikane i lidhi me ISIS-in, përfshirë…
Bota
Shtetet e Bashkuara të premten goditën disa caqe në Siri që ushtria amerikane i lidhi me ISIS-in si hakmarrje për sulmin që ndodhi rishtazi kundër trupave amerikane atje, me ç’rast u vranë dy ushtarë, thanë dy zyrtarë amerikanë.
Me këto sulme u vunë në shënjestër dhjetëra caqe që ushtria amerikane i lidhi me ISIS-in, përfshirë infrastrukturën dhe vendet për ruajtjen e armëve në mbarë Sirinë, tha njëri nga zyrtarët, raporton televizioni CNN.
Pas sulmit të 13 dhjetorit që la të vrarë dy ushtarë dhe një përkthyes civil, Shtetet e Bashkuara dhe forcat partnere kryen dhjetë operacione që rezultuan në vdekjen ose arrestimin e rreth 23 personave, shtoi ky zyrtar.
Nga këto operacione gjithashtu u siguruan të dhëna të inteligjencës që u grumbulluan nga pajisjet elektronike të kapura gjatë bastisjeve dhe të cilat ofruan informata që kontribuuan në caktimin e shënjestrave, sipas të njëjtit zyrtar.