“Temë e mbyllur” – Guardiola flet për të ardhmen e tij te City
Pep Guardiola ka mohuar kategorikisht çdo ide për largim nga Manchester City, duke e quajtur temën të mbyllur pavarësisht thashethemeve që e lidhin Enzo Maresca-n si pasardhës të mundshëm. Para ndeshjes kundër Ëest Ham, trajneri spanjoll theksoi se është i fokusuar vetëm te puna aktuale dhe se kontrata e tij mbetet e vlefshme. “Nuk ka…
Sport
Pep Guardiola ka mohuar kategorikisht çdo ide për largim nga Manchester City, duke e quajtur temën të mbyllur pavarësisht thashethemeve që e lidhin Enzo Maresca-n si pasardhës të mundshëm. Para ndeshjes kundër Ëest Ham, trajneri spanjoll theksoi se është i fokusuar vetëm te puna aktuale dhe se kontrata e tij mbetet e vlefshme.
“Nuk ka diskutime – fundi i temës. Jam shumë i kënaqur dhe më kanë mbetur edhe 18 muaj,” u shpreh Guardiola.
City vjen nga një formë shumë e mirë, me 10 fitore në 12 ndeshjet e fundit, por Guardiola pranoi se skuadra ende ka hapësirë për përmirësim. “Kemi rezultate, por ka shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë. Nuk jemi në nivelin e kërkuar për të fituar titullin,” tha ai, duke vlerësuar mentalitetin dhe përkushtimin e lojtarëve.
I pyetur për të ardhmen afatgjatë, Guardiola u tregua realist, por i qartë për të tashmen. “Unë nuk do të jem këtu përgjithmonë, askush prej nesh nuk do të jetë përgjithmonë në këtë botë… por kjo temë nuk është në tryezë tani,” deklaroi trajneri i City-t, duke mbyllur çdo spekulim për një largim të afërt.