Supremja i jep “vulë”, i thotë “JO” certifikimit si kandidate për deputete në listën e Koalicionin Vakat të motrës së Donika Kadaj-Bujupit
Pas KQZ-së dhe PZAP-së, edhe Gjykata Supreme e ka refuzuar certifikimin e Ena Krasniqit në listën e kandidatëve për deputet në listën e Koalicionit Vakat. Ena Krasniqi, motra e Donika Kadaj-Bujupit që këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka tentuar të bëhet pjesë e listës së subjektit boshnjak, por që nuk i ka plotësuar kushtet e…
Lajme
Pas KQZ-së dhe PZAP-së, edhe Gjykata Supreme e ka refuzuar certifikimin e Ena Krasniqit në listën e kandidatëve për deputet në listën e Koalicionit Vakat.
Ena Krasniqi, motra e Donika Kadaj-Bujupit që këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka tentuar të bëhet pjesë e listës së subjektit boshnjak, por që nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara, transemton lajmi.net.
“Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, pretendimi se një kandidat për deputet mund të kandidojë për përfaqësim të një komuniteti për të cilin Kushtetuta dhe Ligji parashohin vende të garantuara, vetëm mbi bazën e origjinës etnike nga ana e nënës, nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave.”, thuhet ndër të tjera në njoftim të Supremes.
Njoftimi i plotë:
Refuzohet ankesa e Koalicionit Vakat, lidhur me certifikimin e kandidates për deputete Ena Krasniqi
– Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik, Koalicija Vakat, ndërsa e ka vërtetuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me certifikimin e kandidates Ena Krasniqi.
Koalicioni Vakat, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së, dhe kërkon që të detyrohet KQZ-ja të certifikojë kandidaten Ena Krasniqi, në listën garuese për Zgjedhjet Nacionale, të këtij subjekti politik.
Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, pretendimi se një kandidat për deputet mund të kandidojë për përfaqësim të një komuniteti për të cilin Kushtetuta dhe Ligji parashohin vende të garantuara, vetëm mbi bazën e origjinës etnike nga ana e nënës, nuk është në përputhje me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave.
Lejimi i kandidimit për vende të garantuara vetëm mbi bazën e prejardhjes familjare do të binte ndesh si me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu edhe me standardet e Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare e Këshillit të Evropës, pasi do të rrezikonte keqpërdorimin e masave afirmative dhe do të cenonte përfaqësimin autentik të komuniteteve jo-shumicë.
Një praktikë e tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm, duke e shndërruar përkatësinë etnike në mjet të përkohshëm politik, në vend që ta trajtonte si kategori kushtetuese të mbrojtur dhe të lidhur me identitetin real të komuniteteve. Në rastin konkret kandidatja Ena Krasniqi në listën e subjektit politik Koalicija Vakat, nuk ka paraqitur asnjë provë konkrete që do të dëshmonte lidhjen e saj reale me atë komunitet apo kontributin për të mirën e tij. Në mungesë të çdo dëshmie për angazhim të vazhdueshëm shoqëror, kulturor, politik apo institucional në mbrojtje dhe avancim të interesave të atij komuniteti, pretendimi për përfaqësim mbetet thjesht deklarativ dhe pa bazë faktike.
Moslejimi i certifikimit në rastin konkret nuk e privon kandidatin nga e drejta për t’u zgjedhur në kuptimin e përgjithshëm të nenit 45, pasi atij nuk i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje si e tillë, por vetëm i pamundësohet kandidimi në kuadër të një mekanizmi të veçantë kushtetues që është i rezervuar për një kategori të caktuar subjektesh, përkatësisht për anëtarët e komunitetit përkatës. Një dallim i tillë nuk përbën diskriminim dhe as kufizim të pajustifikuar të së drejtës zgjedhore, por është pasojë e drejtpërdrejtë e zbatimit të dispozitave kushtetuese që parashohin masa afirmative për komunitetet jo-shumicë./lajmi.net/