Finalja e lojës maratonë nga Petrol Company po vjen!

Petrol Company njofton se loja maratonë, e cila ka shoqëruar klientët gjatë gjithë vitit, po hyn në fazën e saj përmbyllëse. Gjatë çdo muaji janë dhënë nga 15 shpërblime, të cilat kanë përfshirë dhurata mjaft të kërkuara nga klientët por si dhe njëkohësisht kanë qenë edhe surpriza të papritshme. Disa prej tyre kanë qenë: udhëtime…

Lajme

19/12/2025 13:31

Petrol Company njofton se loja maratonë, e cila ka shoqëruar klientët gjatë gjithë vitit, po hyn në fazën e saj përmbyllëse.

Gjatë çdo muaji janë dhënë nga 15 shpërblime, të cilat kanë përfshirë dhurata mjaft të kërkuara nga klientët por si dhe njëkohësisht kanë qenë edhe surpriza të papritshme. Disa prej tyre kanë qenë: udhëtime në Europë, në Shqipëri, derivate të shumta, skuter elektrik, tablet, laptop, smartphone , darka në Be Happy dhe shumë shpërbime të tjera.

Edhe në këtë muaj, lojtarët do të kenë mundësinë të fitojnë super shpërblime si: Veturë Dacia Logan, Iphone 17 , Udhëtim në Bansko dhe shumë derivate .

Si të bëheni pjesë?

Lojtarët mund të marrin pjesë ende në lojë duke:

  • Furnizuar automjetin e tyre në çdo pikë Petrol Company
  • Për çdo furnizim mbi 10 euro përfitojnë një kupon , mbi 20 euro dy kupona dhe kështu me rradhë. Kuponat mbushen me të dhënat e klientit dhe vendosen në kutinë e lojës që ndodhet në pompë.

Sa më shumë furnizime gjatë muajit, aq më të larta janë gjasat për të fituar.

Ky muaj shënon një nga raundet më emocionuese të lojës, dhe Petrol Company fton të gjithë klientët të shfrytëzojnë mundësinë për të hyrë në garë para finales së madhe.

https://www.facebook.com/reel/1357922239129277