Çitaku: Bisedat e publikuara dëshmojnë kapjen e institucioneve dhe kontrollin e hekurt të Dejonës mbi çdo institucion
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të bisedave mes Dejonës, Artanës dhe Farukut, duke i cilësuar ato si dëshmi të pakontestueshme të kapjes së institucioneve nga pushteti aktual. Çitaku ka thënë se këto biseda konfirmojnë kontrollin e plotë të Dejonës mbi institucionet, ndërmarrjet publike dhe vendimmarrjen në vend, ndonëse sipas…
Lajme
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të bisedave mes Dejonës, Artanës dhe Farukut, duke i cilësuar ato si dëshmi të pakontestueshme të kapjes së institucioneve nga pushteti aktual.
Çitaku ka thënë se këto biseda konfirmojnë kontrollin e plotë të Dejonës mbi institucionet, ndërmarrjet publike dhe vendimmarrjen në vend, ndonëse sipas saj, ai nuk gëzon asnjë legjitimitet demokratik, raporton lajmi.net
Ajo ka theksuar se pushteti, siç shprehet, i është dhënë nga “lideri suprem”, duke përmendur ndikimin në vendime të rëndësishme, përfshirë ndërprerjen e energjisë elektrike, emërimet në borde e ndërmarrje publike, si dhe udhëzimet për deklaratat e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Postimi i plotë i Çitaku:
Bisedat e publikuara mes Dejonës, Artanës dhe Farukut e konfirmojnë tashmë, në mënyrë të pakontestueshme, kontrollin e hekurt të Dejonës mbi çdo institucion, çdo ndërmarrje dhe çdo vendim.
Një njeri pa asnjë legjitimitet demokratik, i veshur me pushtet nga lideri suprem, vendos se kur ndalet rryma, kujtojmë këtu bisedat me Nagipin, tashmë me aktakuzë, kush udhëheq borde e ndërmarrje publike, dhe madje se çfarë deklaratash duhet të publikojnë deputetët e VV.
Kjo nuk është qeverisje.
Institucionet janë shndërruar në vegla partie, ndërsa vendimmarrja është përqendruar në duart e një rrethi të ngushtë, jashtë çdo kontrolli dhe llogaridhënieje.
28 Dhjetori është dita kur kjo mendësi do të marrë fund.
Është dita kur qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar arrogancës, kapjes dhe abuzimit me pushtetin./Lajmi.net/