Osmani në Bruksel kërkon heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në takim me Kaja Kallas

Presidentja Vjosa Osmani në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas. Osmani ka thënë se e ka falënderuar Kallas për mbështetjen ndaj Kosovës për integrimin evropian, raporton lajmi.net Ajo i ka kërkuar Kallas që Kosovës t’i hiqen të gjitha masat, duke shtuar se do të…

Lajme

17/12/2025 17:16

Presidentja Vjosa Osmani në Bruksel është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Kaja Kallas.

Osmani ka thënë se e ka falënderuar Kallas për mbështetjen ndaj Kosovës për integrimin evropian, raporton lajmi.net

Ajo i ka kërkuar Kallas që Kosovës t’i hiqen të gjitha masat, duke shtuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerë deri në heqjen e plotë të masave.

“Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave.”/Lajmi.net/