Kurti takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë: U diskutua edhe për prioritetet ekonomike të Kosovë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në takim u diskutua për rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas këtyre zgjedhjeve, raporton lajmi.net Kryeministri Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në takim u diskutua për rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas këtyre zgjedhjeve, raporton lajmi.net
Kryeministri Kurti falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në shumë fusha, duke përfshirë mbështetjen për KQZ-në në zhvillimin e softuerit zgjedhor dhe forcimin e infrastrukturës teknologjike të zgjedhjeve.
Gjatë takimit u diskutua edhe për prioritetet ekonomike të Kosovës, investimet e planifikuara kapitale, integrimet evropiane, si dhe për tema të tjera aktuale.
Mbretëria e Bashkuar është një aleat kyç dhe kontribuues i madh në zhvillimin e vendit dhe Kosova mbetet e përkushtuar në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe./Lajmi.net/