Aty ku ishte një vit më parë, Parashqevi Simaku rikthehet te rruga ku u gjet e pastrehë
Ylli i dikurshëm i muzikës shqiptare Parashqevi Simaku u rikthye te rruga ku u gjet e pastrehë. Bashkë me modelin Elton Ilirjani të cilin e quan engjëllin e saj, këngëtarja shfaqet me një video ku shpreh urimet për festat e fundvitit. Parashqevia tregon në kamera pikërisht vendin në Manhattan ku ajo siç ka treguar, qëndroi…
ShowBiz
Ylli i dikurshëm i muzikës shqiptare Parashqevi Simaku u rikthye te rruga ku u gjet e pastrehë. Bashkë me modelin Elton Ilirjani të cilin e quan engjëllin e saj, këngëtarja shfaqet me një video ku shpreh urimet për festat e fundvitit.
Parashqevia tregon në kamera pikërisht vendin në Manhattan ku ajo siç ka treguar, qëndroi për të paktën 2 vjet në rrugë duke lypur, mes një stërmundimi në kushte mbijetese.
Ilirjani ishte personi kryesor që ndihmoi Parashqevi Simakun. Ai i ka qëndruar vazhdimisht pranë gjatë këtij viti duke e larguar nga rruga.
“Pas 1 viti te vendi që preku gjithë shqiptarët”, thotë Ilirjani dhe shton: “Të kam shumë xhan! Ti nuk do jesh kurrë në rrugë apo në problem! Sepse zotohem që çdo gjë do financohet nga unë personalisht! Qira shtëpie, jetesa jote e përditshme dhe çdo gjë që do ti”.
Kur Parashqevia u bë objekt i gjerë mediatik dhjetorin e kaluar, ajo arriti të takohet pas shumë vitesh me djalin e saj Luke. Por muaj më pas, ai nuk dëshiron më të takohet me të.
Këngëtarja duket se ka luhatje mendore, pasi nuk e beson që është e divorcuar dhe nuk pranon as të bëjë dokumentacionin e identifikimit.