Zemaj kritikon Kurtin për përurimin e hapësirës së rinovuar në Klinikën e Onkologjisë gjatë fushatës
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas përurimit të hapësirës së rinovuar në Klinikën e Onkologjisë, duke theksuar se ky veprim është bërë në kohë fushate. Sipas Zemajt, Kurti do të duhej të kërkonte falje për “faktin se një kompani farmaceutike ka…
Lajme
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Armend Zemaj, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas përurimit të hapësirës së rinovuar në Klinikën e Onkologjisë, duke theksuar se ky veprim është bërë në kohë fushate.
Sipas Zemajt, Kurti do të duhej të kërkonte falje për “faktin se një kompani farmaceutike ka përfituar mbi 75 milionë euro nga tenderët e qeverisë, duke krijuar monopol dhe duke lënë qindra pacientë pa barna”.
“Kurti sot tenton të shesë një histori suksesi. Si pasojë e këtij monopoli, jeta e qindra pacientëve është rrezikuar, ndërsa përditshmëria e familjeve të tyre është vështirësuar. Këta njerëz kanë vendosur interesat e kompanive mbi jetën e pacientëve dhe qytetarëve,” ka deklaruar Zemaj.
Ai ka shtuar se data 28 dhjetor duhet të përfaqësojë shpresë për pacientët, qytetarët, shëndetësinë kosovare dhe profesionistët e saj. /Lajmi.net/