Lladrovci takon deputetin Vickers nga Grupi i Miqësisë Britani-Kosovë

Në Londër, Ramiz Lladrovci takoi deputetin Martin Vickers, anëtar i Grupit Ndërpartiak të Miqësisë Britani-Kosovë dhe Shqipëri, me ç’rast ka diskutuar për bashkëpunimin lokal në kulturë, sport, ekonomi dhe binjakëzimi me komunat britanike. Postimi i Lladrovcit në rrjetin social: Në Londër, në takim me deputetin Martin Vickers, përfaqësues i zonës Brigg – Immingham në Parlamentin…

Lajme

17/12/2025 16:36

Në Londër, Ramiz Lladrovci takoi deputetin Martin Vickers, anëtar i Grupit Ndërpartiak të Miqësisë Britani-Kosovë dhe Shqipëri, me ç’rast ka diskutuar për bashkëpunimin lokal në kulturë, sport, ekonomi dhe binjakëzimi me komunat britanike.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Në Londër, në takim me deputetin Martin Vickers, përfaqësues i zonës Brigg – Immingham në Parlamentin Britanik, anëtar i Grupit Ndërpartiak të Miqësisë Britani-Kosovë dhe Shqipëri, ishte rast të diskutonim për çështjet lidhur me pushtetin lokal dhe bashkëpunimin me interes të dyanshëm.

Z. Vickers është mik i madh yni, pas takimit tonë të parë më 2019, folëm për arritjet dhe sfidat, njëherësh, diskutuam për aktualitetin politik në Kosovë e rajon. Ai ndjek nga afër gjendjen në Ballkan, duke qenë zë i qartë i zgjidhjeve të çështjeve që lidhen me të ardhmen tonë.

Bashkëpunimi miqësor e ndërshtetëror, me theks për atë lokal në kulturë, sport, ekonomi dhe binjakëzimi me komunat britanike, kanë motiv të përafrimit të vlerave dhe interesave të përbashkëta, me shtetin i cili ka bërë shumë dhe po bën për Kosovën.

Pas takimit në Dhomën e përfaqësuesve, kemi pasur edhe darkë familjare me ç’rast kemi diskutuar edhe për futbollin dhe arritjet e të rinjve tanë në fusha të ndryshme, të cilët kanë manifestuar talent dhe suksese në shumë fusha.

Historia jonë e re, Kosova si storje suksesi dhe e ardhmja jonë brenda vlerave euro-atlantike, ishin tema e patejkalueshme.

Faleminderit për takimin z. Vickers. Miqësia Juaj për popullin dhe shtetin tim është bekim!