Ura për këmbësorë mbi Ibër gati, pas pak pritet të nis ceremonia e hapjes së saj

Pas pak, pritet të përurohet hapja e urës së Ibrit, e cila filloi të ndërtohet para disa muajve. Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Më herët, zyra e tij, ka bërë të ditur se Kurti në orën 16:00 do të marrë pjesë në përurimin e urës së dytë…

Lajme

17/12/2025 16:07

Pas pak, pritet të përurohet hapja e urës së Ibrit, e cila filloi të ndërtohet para disa muajve.

Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Më herët, zyra e tij, ka bërë të ditur se Kurti në orën 16:00 do të marrë pjesë në përurimin e urës së dytë e destinuar për këmbësorë, dhe se ai, po ashtu do të realizojë edhe vizitë tek kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci.

“Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e urës së re për këmbësorë mbi lumin Ibër.VENDI: MitrovicëKOHA: 16:00. Kryeministri Kurti viziton Komunën e Mitrovicës së jugut. Mirëpritet nga kryetari i ri i Komunës jugore të Mitrovicës, Faton Peci.VENDI: Ndërtesa e Komunës, MitrovicëKOHA: 16:40”, thekson njoftimi i ZKM.

Ndryshe, për ndërtimi e këtyre dy urave të reja atje, ku njëra është për automjete dhe tjetra është për këmbësorë, janë ndarë rreth 3 milionë euro.