Të premten fillon instalimi i ujëmatësve digjitalë në “Breg të Diellit”
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në zonën Bregu i Diellit ka filluar zbatimi i një projekti pilot për instalimin e ujëmatësve digjitalë. Sipas ujësjelllësit të kryeqytetit, procesi do të nisë të premten, , dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të instalimeve dhe verifikimeve të planifikuara në këtë zonë pilot.…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në zonën Bregu i Diellit ka filluar zbatimi i një projekti pilot për instalimin e ujëmatësve digjitalë.
Sipas ujësjelllësit të kryeqytetit, procesi do të nisë të premten, , dhe do të zgjasë deri në përfundimin e plotë të instalimeve dhe verifikimeve të planifikuara në këtë zonë pilot.
“Gjatë kësaj periudhe, ekipet teknike të KRU “Prishtina” do të jenë të pranishme në terren për instalimin e ujëmatësve digjitalë dhe kontrollin e lidhjeve ekzistuese. Me këtë rast, kompania u bën thirrje banorëve të zonës që të mundësojnë qasje për ekipet teknike, në mënyrë që procesi të realizohet pa pengesa”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu theksohet se rreth 1,800 konsumatorë në do të përfitojnë nga vendosja e këtyre ujëmatësve