Arrestohet 23 vjeçari, dyshohet për zjarrëvënien në një veturë në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për veprën penale zjarrvënie, të ndodhur me datë, 17.09.2025, në Lipjan, me ç’rast një veturë ishte përfshirë nga zjarri. Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga hetuesit policor, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit; H.K, 23…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për veprën penale zjarrvënie, të ndodhur me datë, 17.09.2025, në Lipjan, me ç’rast një veturë ishte përfshirë nga zjarri.
Ndërmarrja e veprimeve hetimore dhe veprimeve të tjera operative të kryera nga hetuesit policor, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarit;
- H.K, 23 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rast.
“I arrestuar me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkohë që hetuesit e fazave të mëtejme të procesit hetimor”,thuhet në njoftimin për media.
Për këtë rast policia më parë kishte arrestuar edhe tre persona të tjerë./Lajmi.net/