Me mbështetjen e BE-së dhe BERZH-it, Rama nënshkruan projektin 6 milionë eurosh për ndërtesat publike
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar kontrata për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në Kryeqytet. “Sot nënshkruam kontratën për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh”, ka shkruar Rama, duke theksuar se investimi realizohet me…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se sot është nënshkruar kontrata për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh për rritjen e efiçiencës energjetike në 20 ndërtesa publike në Kryeqytet.
“Sot nënshkruam kontratën për fillimin e një investimi prej 6 milionë eurosh”, ka shkruar Rama, duke theksuar se investimi realizohet me mbështetjen e BERZH-it dhe Bashkimit Evropian, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, investimet do të përfshijnë shkolla, çerdhe dhe Qendra të Mjekësisë Familjare, me qëllim “kushte më të mira, kursim të energjisë dhe standarde evropiane”, duke e cilësuar projektin si “një hap të rëndësishëm drejt një Kryeqyteti më të qëndrueshëm”./lajmi.net/