Eurodeputeti: Refuzimi i Serbisë për të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor mund të shihet si “shuplakë në fytyrë”
Deputeti i të Gjelbërve nga Sllovenia në Parlamentin Evropian, Vladimir Prebiliç, ka reaguar pas vendimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të mos marrë pjesë në samitin Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor, që po mbahet sot. Prebiliç vlerësoi se vendimi i Serbisë për të mos dërguar asnjë përfaqësues në këtë samit mund të perceptohet nga Bashkimi…
Lajme
Deputeti i të Gjelbërve nga Sllovenia në Parlamentin Evropian, Vladimir Prebiliç, ka reaguar pas vendimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të mos marrë pjesë në samitin Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor, që po mbahet sot.
Prebiliç vlerësoi se vendimi i Serbisë për të mos dërguar asnjë përfaqësues në këtë samit mund të perceptohet nga Bashkimi Evropian si një “shuplakë në fytyrë”. Megjithatë, ai theksoi se BE-ja nuk është aty për të mbajtur mëri, por për të ofruar mbështetje të vazhdueshme.
“Bashkimi Evropian nuk është këtu për të zënë inat, por gjithmonë do të japë mbështetje të plotë, sepse kjo nuk është vetëm çështje e udhëheqjes serbe, por edhe e popullit serb, të cilit duhet t’i shtrihet dora”, ka deklaruar Prebiliç, cituar nga televizioni N1.
Reagimi i eurodeputetit vjen pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se as ai dhe as ndonjë përfaqësues tjetër i Serbisë nuk do të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.