Gjendet granatë dore gjatë punimeve në Rahovec, FSK kryen demolimin e kontrolluar

 Një mjet i dyshimtë shpërthyes është gjetur sot rreth orës 11:05 në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një mashkull kosovar ka raportuar rastin pasi gjatë punimeve me ekskavator ka hasur në një mjet të pashpërthyer, i cili dyshohet se ishte granatë dore. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin…

Lajme

17/12/2025 09:50

 Një mjet i dyshimtë shpërthyes është gjetur sot rreth orës 11:05 në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një mashkull kosovar ka raportuar rastin pasi gjatë punimeve me ekskavator ka hasur në një mjet të pashpërthyer, i cili dyshohet se ishte granatë dore.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke siguruar perimetrin, ndërsa njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka intervenuar dhe ka realizuar demolimin e kontrolluar të mjetit shpërthyes.

Rasti është menaxhuar pa incidente dhe, sipas autoriteteve, nuk ka persona të lënduar. /Lajmi.net/