Dogana ndalon mallra me shenja dalluese të markave të njohura tregtare
Dogana e Kosovës, në Pikën Kufitare në Han të Elezit, ka ndaluar një udhëtar për kontroll të detajiar. Pas verifikimit të bagazhit, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme malleash, si veshje, etiketa dhe aksesorë metalikë, rreth 4 mijë e 500 copë. Këto mallra kishin shenja dalluese të markave të njohura tregtare, nën dyshimin se shkelin…
Lajme
Dogana e Kosovës, në Pikën Kufitare në Han të Elezit, ka ndaluar një udhëtar për kontroll të detajiar.
Pas verifikimit të bagazhit, kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme malleash, si veshje, etiketa dhe aksesorë metalikë, rreth 4 mijë e 500 copë.
Këto mallra kishin shenja dalluese të markave të njohura tregtare, nën dyshimin se shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale
“Etiketat dhe aksesorët me shenja të mbrojtura tregtare ndalohen pasi ato mund të përdoren për t’u vendosur në produkte jo origjinale, duke i paraqitur ato në treg si mallra të markave të njohura. Ky veprim dëmton drejtpërdrejt të drejtat e mbajtësve të markave, mashtron konsumatorët dhe cenon konkurrencën e ndershme në treg. Edhe në rastet kur etiketat importohen veçmas nga produktet, ato konsiderohen rrezik për keqpërdorim dhe përfshirje në zinxhirin e falsifikimit”, ka njoftuar Dogana.
Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit është iniciuar procedurë kundërvajtëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe në parandalimin e importit dhe qarkullimit të mallrave të paligjshme”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Lajmi.net/