Policia jep detaje për aksidentin fatal dje në Mazgit: Shoferi humbi kontrollin mbi kamion

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në autostradën “Ibrahim Rugova”. Policia bëri të ditur se viktima mashkull derisa ka qenë duke e drejtuar kamionin/ automjetin transportues të betonit, ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur. Si pasojë e aksidentit viktima në vendin e…

Lajme

16/12/2025 10:26

Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia bëri të ditur se viktima mashkull derisa ka qenë duke e drejtuar kamionin/ automjetin transportues të betonit, ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit viktima në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët e kanë nxjerrë trupin e pajetë nga automjeti.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/