Arrestohen gjashtë persona në Obiliq, dyshohen se dëmtuan varrezat

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona të dyshimtë në Obiliq. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për veprën: Dëmtim i varrezave apo kufomave. Rasti ka ndodhur më 13 dhjetor 2025, në Plemetin të Obiliqit. “Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të Obiliqit, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën…

Lajme

16/12/2025 08:35

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar gjashtë persona të dyshimtë në Obiliq.

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për veprën: Dëmtim i varrezave apo kufomave.

Rasti ka ndodhur më 13 dhjetor 2025, në Plemetin të Obiliqit.

“Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të Obiliqit, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave. Rasti ka ndodhur me datën 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit.Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast”.

Sipas policisë, personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin./Lajmi.net/