Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën e zyrtarit të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, lidhur me lotët e nënës së Ramush Haradinajt. I ftuar në emisionin Pressing në T7, Konjufca e ka cilësuar deklaratën si të gabueshme dhe të pakujdesshme, duke theksuar se lotët e nënës Rukë nuk…
Lajme
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën e zyrtarit të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, lidhur me lotët e nënës së Ramush Haradinajt.
I ftuar në emisionin Pressing në T7, Konjufca e ka cilësuar deklaratën si të gabueshme dhe të pakujdesshme, duke theksuar se lotët e nënës Rukë nuk mund të gjykohen nga askush.
“Ka qenë deklaratë e pakujdesshme, mendoj që ka qenë e gabueshme. Lotët e nënës së Haradinajve, nënës Rukë, janë lot të dhimbjes, por edhe të krenarisë që i ka dhënë djemtë për lirinë e Kosovës. Ata lot nuk mundet me i gjyku bash askush”, ka deklaruar Konjufca.