“Ata janë pjesë e një beteje – As Thaçin e as Veselin nuk i kam përmend”, Konjufca: I shoh pjesë të një kauze që duhet ta fitojmë të gjithë
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, komentoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke i parë ata si pjesë të një kauze që duhet fituar nga të gjithë. Ai theksoi se përpiqet që proceset gjyqësore ndaj Veselit, Krasniqit, Thaçit e Selimit të dështojnë dhe ata të dalin të pafajshëm. Konjufca sqaroi se nuk ka përmendur…
Lajme
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, komentoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, duke i parë ata si pjesë të një kauze që duhet fituar nga të gjithë. Ai theksoi se përpiqet që proceset gjyqësore ndaj Veselit, Krasniqit, Thaçit e Selimit të dështojnë dhe ata të dalin të pafajshëm.
Konjufca sqaroi se nuk ka përmendur emra të veçantë gjatë komenteve të tij, duke shtuar se të gjithë janë pjesë e një beteje të rëndësishme. Ai bëri këto komente gjatë një intervistë në emisionin “Pressing” në T7.