Tahiri: 10 ditët e ardhshme vendosin drejtimin e Kosovës për 10 vitet që vijnë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se 10 ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen afatgjatë të Kosovës, duke theksuar se vendi ka nevojë urgjente për stabilitet dhe drejtim të qartë politik. Në mesazh drejtuar mbështetësve të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, para nisjes zyrtare të fushatës elektorale, Tahiri ka kritikuar qeverisjen…

Lajme

15/12/2025 21:08

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se 10 ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen afatgjatë të Kosovës, duke theksuar se vendi ka nevojë urgjente për stabilitet dhe drejtim të qartë politik.

Në mesazh drejtuar mbështetësve të Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, para nisjes zyrtare të fushatës elektorale, Tahiri ka kritikuar qeverisjen e pesë viteve të fundit, të cilat, sipas tij, janë karakterizuar nga përçarje dhe kaos.

Ai ka theksuar një  se Kosova ka nevojë për një qeveri të re, të udhëhequr nga Bedri Hamza, e cila do të fokusohet në rikthimin e zhvillimit dhe shpresës për qytetarët.

“Bashkë. Përpara!”, ka përfunduar Tahiri mesazhin e tij. /Lajmi.net/