Real Madridi po kalon një periudhë të vështirë dhe spekulimet për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Xabi Alonso janë të shumta.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se skuadra ka nevojë për përforcime, veçanërisht në mesfushë, ku largimet e Toni Kroos dhe Luka Modric kanë lënë një boshllëk të dukshëm në kontrollin e lojës.
Një nga emrat më të diskutuara për këtë rol është portugezi Vitinha, 26-vjeçar, shtylla kryesore e Paris Saint-Germain. Futbollisti ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon, duke shënuar 5 gola dhe dhënë 8 asiste, dhe konsiderohet një objektiv kryesor për Real Madridin.
Megjithatë, transferimi i tij nga PSG pritet të jetë jashtëzakonisht i vështirë.
Sipas ‘Bernabeu Digital’ dhe raportimeve të Ramon Alvarez de Mon në YouTube, Vitinha do të ketë një klauzolë lirimi prej 90 milionë eurosh që mund të aktivizohet vitin e ardhshëm.