Real Madrid merr fitore me peshë në fushën e Alaves
Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë 2:1 në udhëtim ndaj Deportivo Alaves, me Rodrygo që ka realizuar golin vendimtar në pjesën e dytë. Ky sukses i jep frymëmarrje ekipit të Xabi Alonso, i cili e ka arritur vetëm fitoren e tretë në nëntë ndeshjet e fundit zyrtare, ndërsa Alaves ka pësuar humbjen e katërt në pesë…
Sport
Real Madrid ka shënuar fitore të vështirë 2:1 në udhëtim ndaj Deportivo Alaves, me Rodrygo që ka realizuar golin vendimtar në pjesën e dytë.
Ky sukses i jep frymëmarrje ekipit të Xabi Alonso, i cili e ka arritur vetëm fitoren e tretë në nëntë ndeshjet e fundit zyrtare, ndërsa Alaves ka pësuar humbjen e katërt në pesë xhirot e fundit të LaLiga.
Ndeshja ka nisur me disa raste për Kylian Mbappe, por pa sukses. Francezi është treguar më i saktë në mesin e pjesës së parë, kur pas asistimit të Jude Bellingham ka depërtuar nga e majta dhe ka shënuar me një goditje ttë pandalshme për portierin Sivera.
Real ka pasur rast të shënojë edhe golin e dytë, por realizimi i Bellingham është anuluar për prekje me dorë.
Alaves është përmirësuar në fund të pjesës së parë dhe ka rrezikuar seriozisht në sekondat e fundit, por Thibaut Courtois ka bërë një pritje vendimtare. Kështu, Real ka shkuar në pushim me epërsi 1:0.
Në pjesën e dytë, madrilenët kanë krijuae raste për ta mbyllur ndeshjen, por ka munguar konkretizimi. Kjo është ndëshkuar më vonë, kur Alaves e ka barazuar përmes Carlos Vicente. Filimisht goli është anuluar për pozitë jashtë loje, por pastaj VAR e ka konfirmuar se ka qenë i rregullt.
Kur dukej se Real do të humbiste dy pikë, është shfaqur Rodrygo. Pas një depërtimi të Vinicius Junior nga krahu i majtë, braziliani ka shënuar nga afërsia për rezultatin përfundimtar 2:1.
Pastaj Real e ka menaxhuar epërsinë deri në fund dhe ka siguruar pikët.
Me këtë fitore, Real Madrid e çon në gjashtë serinë e ndeshjeve pa humbje në udhëtim, ndërsa Alaves pëson humbjen e tetë radhazi ndaj “Los Blancos” në përballjet direkte.