Parashikimi i motit për të dielën

Gjatë së dielës, moti në vend do të karakterizohet nga prania e shpeshtë e mjegullës, veçanërisht në zonat e ulëta. Ka mundësi që mjegulla të jetë e qëndrueshme edhe gjatë ditës, duke ulur dukshmërinë dhe duke penguar depërtimin e rrezeve të diellit, çka do ta bëjë motin më të ftohtë dhe të vranët në këto…

Lajme

13/12/2025 23:53

Gjatë së dielës, moti në vend do të karakterizohet nga prania e shpeshtë e mjegullës, veçanërisht në zonat e ulëta.

Ka mundësi që mjegulla të jetë e qëndrueshme edhe gjatë ditës, duke ulur dukshmërinë dhe duke penguar depërtimin e rrezeve të diellit, çka do ta bëjë motin më të ftohtë dhe të vranët në këto rajone, transmeton lajmi.net.

Në të kundërt, në viset kodrinore dhe malore priten kushte më të mira atmosferike, me qiell më të hapur dhe periudha më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin rreth -2°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet në zonat me mjegull do të mbesin të ulëta, kryesisht nga 1°C deri në 4°C. Në zonat ku do të ketë më shumë kthjellime, temperaturat mund të shënojnë rritje dhe të arrijnë deri në 7°C apo 8°C lokalisht./lajmi.net/