Fitore me fat për Arsenalin, Wolves “ndihmon” me dy autogola

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme ndaj Wolvesit, duke triumfuar me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 16-të të Premier League. Skuadra londineze nuk pati nevojë të shënojë me lojtarët e saj, pasi të dy golat erdhën pas gabimeve të mbrojtjes kundërshtare, transmeton lajmi.net. Johnstone në minutën e 70-të dhe Mosquera në të…

Sport

13/12/2025 23:10

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme ndaj Wolvesit, duke triumfuar me rezultat 2:1 në kuadër të javës së 16-të të Premier League.

Skuadra londineze nuk pati nevojë të shënojë me lojtarët e saj, pasi të dy golat erdhën pas gabimeve të mbrojtjes kundërshtare, transmeton lajmi.net.

Johnstone në minutën e 70-të dhe Mosquera në të 94-tën devijuan topin në portën e vet, duke i dhënë fitoren“Topçinjve”.

Golin e vetëm për Wolvesin e realizoi Arokodare në minutën e 90-të, por ai nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Pas kësaj fitoreje, Arsenali ngjitet në krye të tabelës me 36 pikë, duke konfirmuar formën e mirë në kampionat./lajmi.net/