Vedat Muriqi e kalon Robert Lewandowskin me gola në La Liga për këtë sezon
Vedat Muriqi ka shënuar për fitoren 3-1 të Real Mallorcas ndaj Elches këtë javë në La Liga. Kësisoj, ai ka shkuar në kuotën e nëntë golave për të Kuqtë, duke e kaluar Robert Lewandowskin e Barcelonës. Para tij janë vetëm Kylian Mbappe me 16 gola, dhe Ferran Torres me 11.