Bashkimi zyrtarizon përforcimin e ri, ish-lojtarin e Miami Heat

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni po vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar. Pas transferimit të Malcolm Armstead nga Peja, skuadra ka bërë sot edhe një përforcim tjetër të rëndësishëm. Te portokallezinjve është zyrtarizuar Ike Nwamu, ish-basketbollist i NBA-së që ka qenë pjesë e Miami Heat, transmeton lajmi.net. Basketbollisti 32-vjeçar i bashkohet Bashkimit pas…

Sport

12/12/2025 16:48

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni po vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar. Pas transferimit të Malcolm Armstead nga Peja, skuadra ka bërë sot edhe një përforcim tjetër të rëndësishëm.

Te portokallezinjve është zyrtarizuar Ike Nwamu, ish-basketbollist i NBA-së që ka qenë pjesë e Miami Heat, transmeton lajmi.net.

Basketbollisti 32-vjeçar i bashkohet Bashkimit pas aventurës së tij të fundit në Turqi, ku ishte pjesë e ekipit MKE Ankaragucu.

Ky transferim pritet të shtojë forcën dhe përvojën në skuadrën prizrenase për pjesën e mbetur të sezonit./lajmi.net/