“Ditchley” me konferencë për dialogun Kosovë-Serbi, pjesëmarrës edhe emisari i qeverisë franceze
Në ambientet e “Fondacionit Ditchley” në Oxfordshire të Anglisë, është mbajtur një konferencë për dialogun Kosovë-Serbi. Kështu ka njoftuar Rene Troccaz, emisari special i qeverisë franceze për Ballkanin Perëndimor. “Mirënjohës dhe i kënaqur që mora pjesë në konferencën e dialogut Serbi-Kosovë të organizuar nga ‘Fondacioni Ditchley’”, u shpreh zyrtari i qeverisë franceze. Ai tha se…
Lajme
Në ambientet e “Fondacionit Ditchley” në Oxfordshire të Anglisë, është mbajtur një konferencë për dialogun Kosovë-Serbi.
Kështu ka njoftuar Rene Troccaz, emisari special i qeverisë franceze për Ballkanin Perëndimor.
“Mirënjohës dhe i kënaqur që mora pjesë në konferencën e dialogut Serbi-Kosovë të organizuar nga ‘Fondacioni Ditchley’”, u shpreh zyrtari i qeverisë franceze.
Ai tha se diskutimet në këtë konferencë ishin “interesante në një mjedis të mrekullueshëm”.
Detaje tjera nga ky takim nuk janë dhënë.
Madje, as që pritet të ketë detaje pasi konferencat e “Fondacionit Ditchley”, një organizatë bamirëse e themeluar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1958, që për qëllim ka nxitjen e mirëkuptimit dhe dialogut ndërkombëtar, veçanërisht përtej Atlantikut, janë konferenca dhe diskutime vetëm me ftesë që mbahen në Parkun historik Ditchley në Oxfordshire.
Fondacioni mbledh udhëheqës, ekspertë dhe talente të reja për të adresuar çështje komplekse globale si gjeopolitika, demokracia, teknologjia dhe ndryshimet klimatike, duke synuar ndërtimin e konsensusit për paqen, lirinë dhe rendin përmes bisedave të hapura dhe respektuese në një mjedis frymëzues.