Kurti: Ia vlejti barra qiranë në veri, u mbyllën 29 nga 37 rrugë ilegale e u eliminuan strukturat paralele- prandaj qytetarët më votuan mua
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shpërndarë një pjesë të intervistës së dhënë mbrëmë në një prej televizioneve të vendit. Kurti ndër të tjerash deklaroi se asnjëherë s’ka menduar se “a ia vlenë barra qiranë” për vendosjen e sovranitetit e integritetit në të gjithë vendin, transmeton lajmi.net. Kurti tha se veprimet në veri kanë qenë…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shpërndarë një pjesë të intervistës së dhënë mbrëmë në një prej televizioneve të vendit.
Kurti ndër të tjerash deklaroi se asnjëherë s’ka menduar se “a ia vlenë barra qiranë” për vendosjen e sovranitetit e integritetit në të gjithë vendin, transmeton lajmi.net.
Kurti tha se veprimet në veri kanë qenë parimore e ligjore.
“Ja ka vlejtë barra qiranë fortë, për t’u zbatuar integriteti i sovranitetit shtetërorë”.
Ai madje tha se pikërisht për këto veprime që janë ndërmarrë, qytetarët e kanë votuar atë më së shumti, edhe pse kanë mundur të votojnë ndonjë prej kandidatëve të tjerë.
“Prandaj edhe më kanë votuar, se me pas qenë ndryshe ka pas edhe politikanë të ndryshëm, por mua më kanë votuar për këtë gjë e besoj se në këtë kuptim kam qenë serioz dhe i sinqertë”.
“Veprimet në veri kanë qenë parimore, ligjore dhe të domosdoshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë publike. Edhe pse nuk e kemi nisur duke menduar “a ia vlen barra qiranë”, sot mund të them se ia ka vlejtur shumë: janë mbyllur 29 nga 37 rrugët ilegale, janë eliminuar strukturat paralele të Serbisë, janë larguar kriminelët e mëdhenj dhe shteti ka vendosur rend dhe ligj në 16% të territorit. Pavarësisht kritikave, ajo që Kosova ka fituar si shtet është shumë më e madhe dhe më e vlefshme sesa çdo gjë tjetër”, shtoi ai./Lajmi.net/