Mbi 50 herë dështoi të bëhet – Albulena Haxhiut nuk i heqet meraku, prezantohet si kryetare e Kuvendit në një konferencë

Mbi 50 herë dështoi që të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës. Por, Albulena Haxhiut ende i ka mbetur merak ajo pozitë, transmeton lajmi.net. Përkundër që në legjislaturën, tashmë të shpërndarë, ajo ishte veç nënkryetare e Kuvendit, në një konferencë ajo u prezantua si kryetare. Në konferencën “Urat e Shpresës” të mbajtur tre ditë më…

Lajme

12/12/2025 11:27

Mbi 50 herë dështoi që të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Por, Albulena Haxhiut ende i ka mbetur merak ajo pozitë, transmeton lajmi.net.

Përkundër që në legjislaturën, tashmë të shpërndarë, ajo ishte veç nënkryetare e Kuvendit, në një konferencë ajo u prezantua si kryetare.

Në konferencën “Urat e Shpresës” të mbajtur tre ditë më parë, Haxhiu u prezantua si Kryetare në detyrë e Kuvendit të Kosovës.

Kryetar në detyrë i Kuvendit të Kosovës është Dimal Basha./lajmi.net/