Behrami i PDK-së: Kurti nga “Lista Serbe është kriminale” deri te “Lista Serbe është parti politike” – vazhdo me kashelasha deri me 28 dhjetor

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti i cili mbrëmë bëri një ndryshim të qasjes ndaj Listës Serbe, duke thënë se është parti politike dhe se qeveria që ai e udhëheq nuk mund ta shpall terroriste. Behrami në postimin e bërë tha se Kurti le të…

Lajme

12/12/2025 10:28

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti i cili mbrëmë bëri një ndryshim të qasjes ndaj Listës Serbe, duke thënë se është parti politike dhe se qeveria që ai e udhëheq nuk mund ta shpall terroriste.

Behrami në postimin e bërë tha se Kurti le të vazhdon me kashelasha deri me 28 dhjetor, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Metamorfoza e Albin Kurtit:
Nga “Lista Serbe është kriminale” deri te “Lista Serbe është parti politike”.
Ani, vazhdo me kashelasha deri më 28 dhjetor!
Edhe? Dihet, a?!/lajmi.net/