Hykmete Bajrami për Albin Kurtin: Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor
Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për gënjeshtra lidhur me gjendjen e ekonomisë, diplomacisë, arsimit dhe shëndetësisë. Ajo kritikoi qëndrimet e Kurtit për sektorin e energjisë, duke përmendur importet e larta dhe monopolin rajonal në kapacitetet transportuese. Bajrami e akuzoi Kurtin se ka mbrojtur…
Lajme
Hykmete Bajrami ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për gënjeshtra lidhur me gjendjen e ekonomisë, diplomacisë, arsimit dhe shëndetësisë.
Ajo kritikoi qëndrimet e Kurtit për sektorin e energjisë, duke përmendur importet e larta dhe monopolin rajonal në kapacitetet transportuese.
Bajrami e akuzoi Kurtin se ka mbrojtur persona të përfshirë në skandale, ndërsa ka sulmuar drejtësinë.
Sipas saj, Kurti po përjeton fundin politik pas 9 shkurtit dhe nuk do të rikthehet më si kryeministër.
Postimi i plotë:
Paska gënjyer pa iu dridhur qerpiku kur ka folur për rrënimin që ia ka bërē ekonomisë, diplomacisë, arsimit e shëndetësisë.
Papritmas ”Mafia Energjetike” dhe tregtari Vuk Hamoviq qenka prezent në rajon por kur është puna për Kosovë fajet i paskan kompanitë private paçka se energjia është sektor i rregulluar me ligj, paçka se importi i energjisë vetëm këtë vit ka arritë shifrën 247 milionë Euro dhe ka raste kur Kosovës vetëm transporti i një MWh e energjisë elektrike i ka kushtu deri 800 Euro, ndërkohë që EFT-ja e Vukit ka monopol në kapacitete transportuese ndërkufitare.
Paska marrë përgjegjsinë për mijëra kontrata njëburimore, për vjedhjen masive dhe të strukturuar të rezervave shtetërore, ndërsa pa pikë turpi paska mbrojtur tregtarin e energjisë Martin Berishaj dhe të akuzuarin Nagip Krasniqi duke sulmuar drejtësinë.
Mashtruesi Kurti paska ricituar ish-ministrat dhe, në fund, e paska cituar edhe veten.
Paska gënjyer për secilin numër, për Gjykatën Kushtetues dhe nuk paska thënë asnjë të vërtetë, asnjë të vetme
Fundi i tij politik ka nisur më 9 shkurt dhe përfundon më 28 dhjetor!
Kurti është në panik, sepse kurrë më nuk do të jetë Kryeministër!