Ambasadori britanik te Rama për t’ia uruar mandatin: Ia paraqita planet për lidhjen e bizneseve britanike me ato kosovare
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkuar në zyrën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, sot në mëngjes për ta uruar për nisjen e mandatit të dytë. Ai tha se folën për planet e Ramës për kryeqytetin, Lojërat Mesdhetare 2030 që do të mbahen në Prishtinë. “Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Kryetarin e…
Lajme
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shkuar në zyrën e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, sot në mëngjes për ta uruar për nisjen e mandatit të dytë.
Ai tha se folën për planet e Ramës për kryeqytetin, Lojërat Mesdhetare 2030 që do të mbahen në Prishtinë.
“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën. E përgëzova për rizgjedhjen e tij dhe diskutuam planet e tij për komunën. Ne folëm edhe për përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030 në Prishtinë”.
Po ashtu, ambasadori britanik tha se ia ka paraqitur planet e Ambasadës për të ndërlidhur bizneset britanike dhe kosovare në sektorin e teknologjisë.