Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren
Një këmbësore është goditur për vdekje sot në Prizren. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi ka thënë se viktima është goditur nga një kamion ku si pasojë e plagëve të marra e njëjta ka ndërruar jetë. “Sot, me datën 11.12.2025, rreth orës 13:00, është raportuar…
Lajme
Një këmbësore është goditur për vdekje sot në Prizren.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi ka thënë se viktima është goditur nga një kamion ku si pasojë e plagëve të marra e njëjta ka ndërruar jetë.
“Sot, me datën 11.12.2025, rreth orës 13:00, është raportuar për një aksident trafiku. Sipas të dhënave fillestare, në lagjen Lakuriq në Prizren, një kamion betoni, teksa ishte duke lëvizur në afësi të punishtes, nuk e ka vërejtur këmbësoren, një grua rreth 55-vjeçare, dhe e ka goditur me mjet. Shërbimi i urgjencës është njoftuar menjëherë dhe mjekët në vendngjarje kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Policia ka dalë në vendngjarje, ndërsa i dyshuari është ndaluar në stacionin policor. Në bashkërendim me prokurorin e shtetit po ndërmerren të gjitha veprimet e domosdoshme ligjore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Bytyqi. /Lajmi.net/
/Lajmi.net/
