Prishtinë: Qytetari gjen kuletën me para e dokumente, e dorëzon në polici

Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen. Organet e rendit, kanë bërë të ditur se dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar S.P, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit. “Duke çmuar këtë gjest…

Lajme

10/12/2025 12:13

Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës qytetarët i besojnë dhe i drejtohen.

Organet e rendit, kanë bërë të ditur se dje në stacionin policor Qendra, në Prishtinë, një qytetar S.P, ka dorëzuar një portofol ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.

“Duke çmuar këtë gjest human, falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.