Henry kritikon ashpër Salah-un
Legjenda franceze Thierry Henry ka komentuar situatën e tensionuar të Mohamed Salahut te Liverpooli, duke e kritikuar ashpër mënyrën se si egjiptiani ka shprehur pakënaqësitë e tij publikisht në një moment të ndjeshëm për klubin. Sipas tij, pavarësisht frustrimeve apo mospajtimeve të brendshme, një lojtar duhet të tregojë maturi dhe përgjegjësi maksimale ndaj klubit që…
Sport
Legjenda franceze Thierry Henry ka komentuar situatën e tensionuar të Mohamed Salahut te Liverpooli, duke e kritikuar ashpër mënyrën se si egjiptiani ka shprehur pakënaqësitë e tij publikisht në një moment të ndjeshëm për klubin. Sipas tij, pavarësisht frustrimeve apo mospajtimeve të brendshme, një lojtar duhet të tregojë maturi dhe përgjegjësi maksimale ndaj klubit që e përfaqëson.
“Në momentin kur luan për një klub, duhet ta mbrosh atë me çdo kusht. Çfarëdo që po ndodh brenda, ti mbron klubin, shokët e skuadrës, trajnerin, stafin”, tha Henry, duke nënvizuar se publiku nuk duhet të jetë kurrë vendi ku shpërthen pakënaqësia.
Ai vazhdoi duke theksuar se lojtarët mund të kenë të drejtë të jenë të zemëruar apo të frustruar, por jo të ekspozojnë problemet para syve të opinionit, sidomos kur skuadra po kalon periudhë të vështirë. “Mund të jesh i zemëruar, i frustruar, të mos pajtohesh… por nuk i nxjerr rrobat e palara në publik, veçanërisht kur klubi po kalon momente të vështira”.
Henry shtoi se zgjidhja e duhur është dialogu i brendshëm dhe jo deklaratat në media. “Ti pret, i rregullon gjërat brenda, dhe pastaj, nëse dëshiron të largohesh apo të thuash mendimin tënd, e bën në kohën e duhur”.
Këto fjalë vijnë në mesin e debatit të madh që ka përfshirë Liverpoolin pas reagimeve të Salahut dhe tensioneve të krijuara rreth vendimeve të stafit teknik, duke e shtuar edhe më shumë trysninë mbi klubin në këtë fazë delikate të sezonit.