Zjarri në banesën tek “Bregu i Diellit”, lëndohet një person
Sot rreth orës 07:00, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është raportuar një incident zjarri që ka përfshirë një banesë. Sipas informacioneve të para, Policia e Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar dhe menaxhuar situatën. Nga zjarri, një person ka pranuar tretman mjekësor,…
Lajme
Sot rreth orës 07:00, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është raportuar një incident zjarri që ka përfshirë një banesë.
Sipas informacioneve të para, Policia e Kosovës dhe ekipet e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes për të lokalizuar dhe menaxhuar situatën.
Nga zjarri, një person ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa ekipet emergjente vazhdojnë të merren me hetimin dhe menaxhimin e rastit për të përcaktuar shkaqet e mundshme të zjarrit.
Zëdhënësi i policisë për kryeqytet, Enis Pllana ka konfirmuar se Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse një person ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia dhe zjarrfikësit janë duke u marrë me rastin”, tha Pllana./Lajmi.net/