Aksident i rëndë trafiku në veri të Mitrovicës, vdes një 26 vjeçar

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi dje në veri të Mitrovicës, i mori jetën një personi. Policia ka njoftuar se të përfshira në këtë aksident ishin dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit u lënduan pesë persona: Dy shoferët dhe tre pasagjerë. Njëri nga pasagjerët…

Lajme

10/12/2025 08:33

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi dje në veri të Mitrovicës, i mori jetën një personi.

Policia ka njoftuar se të përfshira në këtë aksident ishin dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.

Si pasojë e aksidentit u lënduan pesë persona: Dy shoferët dhe tre pasagjerë.

Njëri nga pasagjerët i identifikuar si 26 vjeçar, ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Mitrovicës së veriut.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, më datë 09.12.2025 rreth orës 16:20, është informuar për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, ku kanë qenë te përfshira dy automjete civile, një me targa vendore dhe një me targa të huaja.

Njësitë e hetimeve të trafikut janë duke e hetuar rastin dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se njëra nga veturat ka kaluar në shiritin e kundërt, duke u përplasur me automjetin që po vinte në kahje të kundërt.

Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime: dy shoferët dhe tre pasagjerë. Fatkeqësisht, njëri nga pasagjeret, i identifikuar me inicialet V. M. (1999), ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Mitrovicës Veri, rreth orës 20:30 trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme ligjore.

Njësitë kompetente policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendngjarje dhe hetimet po vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin tejkalimet e rrezikshme, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. Çdo pakujdesi në trafik mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e qytetarëve./Lajmi.net/