Një banesë në Prishtinë përfshihet nga zjarri, zjarrfikësit japin detaje
Një banesë është kapluar nga flakët në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Rreth këtij është deklaruar Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve. Gashi tha për Klankosova.tv. nuk ka informacione për ndonjë të lënduar. “Kemi intervenuar me ekipin ka pasur zjarr në një banesë nën kulm. Falë reagimit të shpejtë nuk e kemi lejuar…
Lajme
Një banesë është kapluar nga flakët në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.
Rreth këtij është deklaruar Malë Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve.
Gashi tha për Klankosova.tv. nuk ka informacione për ndonjë të lënduar.
“Kemi intervenuar me ekipin ka pasur zjarr në një banesë nën kulm. Falë reagimit të shpejtë nuk e kemi lejuar të përhapet më tej. Gjithçka e kemi nën kontroll. Sipas informacioneve që kemi nuk ka ndonjë person të lënduar”, deklaroi Gashi.