Manchester United fiton bindshëm ndaj Wolves
Manchester United ka regjistruar një fitore të thellë 4:1 ndaj Wolves në Premier League, duke u ngjitur në vendin e gjashtë të tabelës dhe duke e çuar në pesë ndeshje serinë pa humbje si mysafir në kampionat. Wolves, që po kalon sezon shumë të dobët me vetëm dy pikë pas katërmbëdhjetë ndeshjeve të para, e…
Sport
Manchester United ka regjistruar një fitore të thellë 4:1 ndaj Wolves në Premier League, duke u ngjitur në vendin e gjashtë të tabelës dhe duke e çuar në pesë ndeshje serinë pa humbje si mysafir në kampionat.
Wolves, që po kalon sezon shumë të dobët me vetëm dy pikë pas katërmbëdhjetë ndeshjeve të para, e ka nisur mirë takimin, por portieri Sam Johnstone ka ndalur dy raste të hershme.
United ka shënuar i pari në minutën e njëzet e pestë, kur Casemiro ka fituar një top në mesfushë dhe e ka nisur aksionin që e ka konkretizuae me gol nga Bruno Fernandes nga afërsia.
Pjesa e parë është mbyllur me barazim 1:1, pasi Bellegarde ka shënuar për Wolves pak para pushimit.
Por United e ka rikthyer epërsinë në fillim të pjesës së dytë me golin e Mbeumo, pas një depërtimi të Dalot.
Pas një ore lojë, mesfushori Mason Mount e ka realizuar golin e tretë pas një asistimi të Fernandes.
Dominimi i “Djajve të Kuq” ka vazhduar deri në fund, ndërsa penalltia e fituar pas prekjes së topit me dorë nga Yerson Mosquera është realizuar nga Bruno Fernandes, i cili e ka shënuar golin e dytë personal dhe e ka vulosur fitoren 4:1.
Kjo ka qenë humbja e tetë rresht për Wolves, që tashmë pritet të kalojë festat në fund të tabelës. Ndërkohë, Manchester United vazhdon garën për vendet evropiane.