​Osmani viziton klubin e futbollit “Drita”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një ditë të ngarkuar me energji pozitive dhe aktivitete frymëzuese në Gjilan, ku u prit nga Kryetari Alban Hyseni, të cilin e uroi për mandatin e tij të dytë. Gjatë takimit, të dy diskutuan për projektet që pritet t’i sjellin qytetit më shumë zhvillim, mundësi të reja…

Lajme

08/12/2025 15:14

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një ditë të ngarkuar me energji pozitive dhe aktivitete frymëzuese në Gjilan, ku u prit nga Kryetari Alban Hyseni, të cilin e uroi për mandatin e tij të dytë. Gjatë takimit, të dy diskutuan për projektet që pritet t’i sjellin qytetit më shumë zhvillim, mundësi të reja dhe perspektiva të qarta për komunitetin lokal.

Vizita vazhdoi edhe te klubi i futbollit “Drita”, ku Osmani i përgëzoi futbollistët dhe stafin për rezultatet e arritura si në nivel vendi, ashtu edhe në garat evropiane, ku paraqitjet e tyre kanë bërë krenarë të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në përfundim të vizitës, Presidentja shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe energjinë e qytetit, duke theksuar se Gjilani mbetet një shembull i bashkëpunimit dhe përkushtimit për të ardhmen.