Kështu do të duket fletëvotimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të miratoj dizajnin për fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ky fletëvotim do të përdoret për vendvotimet brenda Kosovës, shkruan lajmi.net. Pas vendimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Vendimi i KQZ-së vjen pas tërheqjes…

Lajme

08/12/2025 14:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të miratoj dizajnin për fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ky fletëvotim do të përdoret për vendvotimet brenda Kosovës, shkruan lajmi.net.

Pas vendimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se ndaj këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Vendimi i KQZ-së vjen pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në këtë fletëvotim.

Fletëvotimi përmban 24 subjektet politike pjesëmarrëse në këtë proces zgjedhor, prej të cilave, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Në mbledhjen e kaluar, KQZ ka miratuar fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës, i cili është i njëjtë, si në përbajtje ashtu edhe në dizajn.

Në anën e majtë të fletëvotimit janë të radhitura partitë politike ndërsa në anën e djathtë janë të radhitur 110 numra, të kandidatëve për deputetë. /Lajmi.net/