Bedri Hamza kërkon nga Bashkimi Evropian t’i heqë sanksionet pavarësisht se kush do ta udhëheqë Kosovën, i shkruan Von der Leyen

Kryetari i PDK-së, tanimë edhe kandidat për Kryeministër nga radhë te kësaj partie, Bedri Hamza ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të vendosura drejt Kosovës nga Bashkimi Evropian. Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka argumentuar se Kosova ka përmbushur…

Lajme

08/12/2025 11:21

Kryetari i PDK-së, tanimë edhe kandidat për Kryeministër nga radhë te kësaj partie, Bedri Hamza ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të vendosura drejt Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka argumentuar se Kosova ka përmbushur çdo standard demokratik dhe ka bërë sakrifica të mëdha për integrimin evropian.

Po ashtu ai deklaroi se Kosova ka organizuar tri procese zgjedhore brenda një viti, duke thënë se ato kanë qenë demokratike, transparente e paqësore, pavarësisht bllokadës së mëvonshme në formimin e qeverisë. Sipas tij, kjo tregon “pjekurinë e demokracisë së Kosovës”, ndërsa vazhdimi i masave është bërë “i paarsyeshëm dhe i padrejtë”.

Përmes letrës, Hamza i kujton Bashkimit Evropian edhe çmimin që Kosova ka paguar në arenën ndërkombëtare, duke përfshirë themelimin e Dhomave të Specializuara.

“Parlamenti i Kosovës themeloi Dhomat e Specializuara, një kërkesë e imponuar vetëm mbi Kosovën, të cilat fatkeqësisht janë shndërruar në një instrument monoetnik”, shkroi Hamza duke theksuar se vetëm udhëheqësit e gjeneratës themeluese të shtetit janë gjykuar deri më tani.

Gjithashtu Hamza deklaroi se Kosova “ka paguar një çmim të lartë për t’u çliruar, për t’u bërë shtet i pavarur dhe për t’u zhvilluar në një republikë demokratike që respekton obligimet ndërkombëtare”.

Por, pjesa më shprehëse e letrës është thirrja e tij për unitet dhe qasje të përbashkët shtetërore ndaj interesave strategjike.

“Pavarësisht se kush do t’i udhëheqë institucionet e Kosovës pas zgjedhjeve, vendi ynë duhet të ketë të njëjtat mjete dhe mbështetje si të gjitha të tjerat në rajon. Vazhdimi i masave e privon Kosovën nga këto mundësi dhe rrezikon të minojë vlerat demokratike dhe proevropiane”., ka kërkuar heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të masave të BE-së ndaj Kosovës, duke argumentuar se Kosova ka përmbushur çdo standard demokratik dhe ka bërë sakrifica të mëdha për integrimin evropian.

Ai i kërkon BE-së që ta trajtojë Kosovën si vendet e tjera të rajonit dhe të mos e privojë më nga “mjetet, mundësitë dhe mbështetja e nevojshme për ecjen drejt BE-së dhe NATO-s”.

Hamza përmbyll kërkesën me një thirrje të qartë politike.

“Kërkoj heqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës”, duke shtuar se një vendim i tillë do të ishte sinjal i drejtpërdrejtë për qytetarët se përpjekjet e tyre demokratike po njihen dhe po mbështeten./Lajmi.net/