Kica-Xhelilit i mbetet hatri që Abdixhiku s’u rendit e dyta në listë: Vendin tim real ma përcaktoni ju, jo me kalkulime

Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi dje emra kandidues për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. E padyshim se në këtë listë nuk mungoi as ish anëtarja e Vetëvendosjes e cila më pas kaloi në LDK, Doarsa Kica-Xhelili. Për dallim nga hera e parë që LDK e “shpërbleu” dukshëm atë për largimin nga Vetëvendosje e kalimin…

Lajme

08/12/2025 11:11

Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi dje emra kandidues për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

E padyshim se në këtë listë nuk mungoi as ish anëtarja e Vetëvendosjes e cila më pas kaloi në LDK, Doarsa Kica-Xhelili.

Për dallim nga hera e parë që LDK e “shpërbleu” dukshëm atë për largimin nga Vetëvendosje e kalimin tek partia e Abdixhikut, këtë herë duket se gjërat nuk ishin njësoj.

Madje siç duket Kica- Xhelili ka edhe hatërmbetje që nuk u rendit e dyta, siç thotë se meritoi bazuar në votat që kishte marrë më 9 shkurt.

E hatër-mbetjen e saj e tregoi tërthorazi edhe në një status në Facebook, ku ndër të tjerash ia përmend LDK-së, se ajo u rendit si njeriu i dytë më i votuar, e se këtë herë vendosi që të jetë numër 4 sepse beson në vendin që ia përcakton qytetari “e  jo partia”.

“Në politikë kam mësuar se vendin ta jep besimi, jo zhurma. Pa zhurmë, ju më renditët njeriun e dytë më të votuar në LDK. Këtë herë kam zgjedhur të garoj me numrin KATËR (4), sepse besoj se vendin tim real ma përcaktoni ju: qetë, me votë, jo me kalkulime e zhurmë”,deklaroi Kica-Xhelili.

Ndryshe Kica-Xhelili më tepër zhurmë në opinion kishte arritur të bënte me kalimin e saj nga ish-partia në LDK në kohën kur kishte shumë zhvillime në vendin tonë.

Se sa vota do t’i marrë tash e tutje mbetet të shihet./Lajmi.net/