Nuk i rifituan komunat veriore, Izmir Zeqiri kandidon për deputet nga PDK e Lulzim Hetemi nga VV

Komunat veriore në Kosovë, Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçan nga 12 tetori do të udhëhiqen nga kryetarë që vinë nga Lista Serbe dhe jo nga ata shqiptarë që u udhëhoqen për 2 vite. Meqë zgjedhjet për kryetarë komune, dy nga ish kryetarët e këtyre komunave, saktësisht ai i Zubin Potokut dhe ai i…

Lajme

08/12/2025 10:28

Komunat veriore në Kosovë, Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçan nga 12 tetori do të udhëhiqen nga kryetarë që vinë nga Lista Serbe dhe jo nga ata shqiptarë që u udhëhoqen për 2 vite.

Meqë zgjedhjet për kryetarë komune, dy nga ish kryetarët e këtyre komunave, saktësisht ai i Zubin Potokut dhe ai i Leposaviqit, i kanë hyrë një gare tjetër. Ata do të kandidojnë për deputetë.

Izmir Zeqiri do të kandidoj në listën e PDK-së me numër 94.

Lulzim Hetemi do të jetë kandidat i VV-së me numër 83, shkruan lajmi.net.

Të dy këta kandidatë kanë humbur garat për kryetarë komunash duke marrë shumë pak vota. /Lajmi.net/