Çeku i dhjeti në listë të AAK-së: Me Haradinajn triumfuam edhe në kohët më të vështira

Agim Çeku do të jetë pjesë e listës garuese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ish-komandanti dhe ish-kryeministri konfirmoi ka theksuar se bashkëpunimi i tij me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kaluar sprova të vështira, por sipas tij ka rezultuar i suksesshëm. “Në këto zgjedhje, si kandidat për deputet…

Lajme

07/12/2025 21:30

Agim Çeku do të jetë pjesë e listës garuese të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ish-komandanti dhe ish-kryeministri konfirmoi ka theksuar se bashkëpunimi i tij me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kaluar sprova të vështira, por sipas tij ka rezultuar i suksesshëm.

“Në këto zgjedhje, si kandidat për deputet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, unë kam numrin 10,” deklaroi Çeku.

Ai shtoi se “me udhëheqësin e Aleancës, z. Ramush Haradinaj, triumfuam edhe në kohët më të vështira gjatë lirisë dhe ndërtimit të shtetit, dhe këtë herë do të dalim sërish triumfues”.

Çeku i mbylli deklaratën me një urim për qytetarët: “Paçim fat.”