Hoxha e PDK-së iu lë vend të rinjve në 10-shen e parë të listës, e merr numrin 21 për të kandiduar si deputete
Eliza Hoxha nga PDK, ka njoftuar se në këto zgjedhje do të garoj me numrin 21. Ajo ka thënë se i ka lënë hapësirë dhe mundësi kuadrove të reja partiake të zë vend brenda 10-shes së parë. “Partia më ka nderuar mjaftueshem si kuadro e re dikur brenda 10-shes së parë, e ndërsa ju qytetarë…
Lajme
Eliza Hoxha nga PDK, ka njoftuar se në këto zgjedhje do të garoj me numrin 21.
Ajo ka thënë se i ka lënë hapësirë dhe mundësi kuadrove të reja partiake të zë vend brenda 10-shes së parë.
“Partia më ka nderuar mjaftueshem si kuadro e re dikur brenda 10-shes së parë, e ndërsa ju qytetarë të dashur më keni nderuar me votë, me besim dhe dedikim. Mirënjohje pa fund për të gjithë qytetarët për mundësiné e dhënë dhe uroj që besimin e kam kthyer me punë e përkushtim prapa për ju e për Kosovën Nga sot e deri më 28 Dhjetor 2025 e kërkojé ballëhapur besimin tuaj sërish për të qené zëri juaj brenda Kuvendit të Kosovë me vizionin e z.Hamza dhe PDK-së për një të ardhme më të mirë, për një Kosovë që zhvillohet, gëzohet dhe na lejon me ëndërru andrra të mëdha”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Ajo ka njoftuar se PDK në këto zgjedhje garon me numrin 130. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: