“Qen, i poshtër” dhe shkelma, Policia dyshohet për keqtrajtimin e një qytetari në Gjilan
Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan, ku një qytetar është keqtrajtuar e ofenduar gjatë arrestimit nga Policia. Pamjet tregojnë ku një zyrtar policor e arreston, ndërsa bashkë me të është edhe një grua në vendin e ngjarjes, e cila s’dihet nëse është police. Të dy shihen duke e goditur të riun,…
Lajme
Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan, ku një qytetar është keqtrajtuar e ofenduar gjatë arrestimit nga Policia.
Pamjet tregojnë ku një zyrtar policor e arreston, ndërsa bashkë me të është edhe një grua në vendin e ngjarjes, e cila s’dihet nëse është police.
Të dy shihen duke e goditur të riun, njëri në trup e tjetri në kokë, dhe i drejtohen me fjalët “Qen”, “I poshtër, marre duhet me të ardhë”.
Rrethanat e plota të rastit ende nuk dihen, përfshirë edhe arsyen e arrestimit të qytetarit, por redaksia ka kërkuar informacione nga Inspektorati Policor i Kosovës.