Enver Dugolli reagon ndaj postimit me fotografi të rreme ku përfshihet edhe Kurti: Po keqpërdoret emblema e UÇK-së

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar ashpër pas publikimit të një fotografie nga një faqe në Facebook që mban emrin “UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ku pretendohej se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte liruar nga burgu me vendim të ish-presidentit serb, Vojisllav Koshtunica. Dugolli e ka cilësuar këtë postim si propagandë…

Lajme

06/12/2025 18:42

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka reaguar ashpër pas publikimit të një fotografie nga një faqe në Facebook që mban emrin “UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ku pretendohej se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ishte liruar nga burgu me vendim të ish-presidentit serb, Vojisllav Koshtunica.

Dugolli e ka cilësuar këtë postim si propagandë të stisur dhe ka kërkuar që të mos keqpërdoret emblema e UÇK-së për gënjeshtra dhe dezinformata.

“Nuk duhet lejuar të keqpërdoret ëmblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gënjeshtra të tilla. Kushdo që qëndron prapa kësaj propagande të stisur do duhej të turpërohet”, ka deklaruar ai.